Masakrat në Serbi dhe çunat e ish-Bllok-ut

Nga: Redjon Shtylla

Masakrat në Serbi, me 17 të vrarë në 48 orë, nga një 14-vjeçar dhe 21-vjeçar, kanë tronditur jo vetëm popullin serb, që është zi kombëtare, por edhe Europën, duke vënë në pikëpyetje brezin e ri. Lajmet janë përhapur edhe në Shqipëri. Ngjarjet duket se po kthehen menjëherë në një shembull të frikshëm.

Një 20-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Tiranës këtë të premte, pasi ka qëlluar në ajër me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve në një shkollë në Farkë. 20-vjeçari është futur në oborrin e shkollës në zonën e Farkës dhe ka qëlluar me “armën imituese” duke shkaktuar panik.

Shqetësimi nis që nga normalizimi që i bëhen masakrave të tilla. Komentet nga të rinjtë serbë në Instagram, është se disa po e quajnë 21-vjeçarin si një “hero serb” dhe i thonë të mos “dorëzohet”. Problemet socio-shoqërore janë delikate dhe duhet inpenjim i madh nga qeveria, që me elementët e saja, të ndërtojë skema edukimi, vlerësimi dhe ”kontrolli” ndaj rinisë.

Marrja e një jete është kriminale, por të vrasësh shumë njerëz është monstruoze dhe alarm i kuq për çdo shtetet. Sherret banale, dhe bullizimi u bë shkak për masakrat në Serbi, dhe bullizimi është problemi më kryesor i kësaj dekade. Të rinjtë që kanë një jetë luksoze si çunat në Bllok në Tiranë, me makina luksoze, me pasuri të çuditshme për një adoleshent, janë problem që Policia duhet të kishte nisur me kohë kontrollet. Pak ditë më parë, një 18-vjeçar vrau një 20-vjeçar për një vajzë. Duhet të parandalojmë një shoqëri të tillë si ajo serbe, të punohet për një brez që të edukohet me norma shoqërore, larg bulluzimit dhe të një standardi luksi të ka mbirë në rrjete sociale.

Të rinjtë intelektualë janë ata që do ta çojnë Shqipërinë në vizionin e shekullit të ri, me ndryshim nga paraardhësit e tyre, të një politike ndryshe, por sigurisht duke u përkrahur nga shoqëria dhe opinioni mbarëpopullor. Rinia ka problemet e saja, por një qeveri që di dhe ka elementët e duhur, rininë tonë e çon në një dimension tjetër, larg sherreve banale, larg një shoqëri që brenda ka njerëz që të prekin, dhe të cënojnë. Është koha që ndoshta çunat e Bllokut të kalojnë në një Vetting, pasi janë potencialisht një rrezik.

SHKARKO APP