Masakrat në vend, Belshaku: Po rritet fenomeni i sociopatisë
Fenomeni i sociopatisë po rritet ndjeshëm në Shqipëri, dhe pedagogia e shkencave sociale Sabina Belshaku, thekson se shoqëria jonë duhet të jetë edhe më e vëmendshme për të parandaluar dhe për të identifikuar këta individë. Njerëzit sociopatë manifestojnë sjellje agresive, kanë tendenca të manipulojnë dhe të gënjejnë. Këta individë përshtaten me shoqërinë, por që janë të rrezikshëm.
”Ne duhet të fokusohemi tek fenomeni i sociopatisë. Sociopatët janë ata individë të cilët manifestojnë sjellje agresive, kanë tendenca të manipulojnë të gënjejnë, tendenca të agrisivitetit fizik, dhe në fakt ndryshe nga psikopatët që kanë rekorde në të kaluarën e tyre mbi shkelje ligjore ata e fshehin mjaft mirë këtë gjë dhe duket sikur shkrihen, dhe janë brenda shoqërisë.
Ata janë më të rrezikshëm. Këta nuk kanë qenë individë të cilët janë shumuar me rekorde të mëparshme. Profilet e tyre psikologjike dëshmojnë se ata janë persona që mund të jenë tepër të rrezikshëm për shoqërinë, por nuk kanë qenë në vëmendje të institucioneve.
Unë e shoh sociopatinë si një fenomen që po rritet dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm për të parandaluar dhe për të identifikuar këta individë që mund të shfaqin sjellje të kësaj natyre dhe për të marrë masa për parandalim”.
KOHA JONË SONDAZH

