Masakrimi i çiftit shqiptar, gjendet valixhja e katërt në Firence, konstatohen shenjat e gishtërinjve të Shpëtim Pashos

Gjendet një valixhe e katërt në Firence, pas tre të tjerave të gjetura më herët. Ndërkohë mjekësia ligjore italiane ka konfirmuar idenitifikimin e shenjave të gishtërinjve  të shqiptarit Shpëtim Pasho. Mediat italiane raportojnë shenjat e gishtërinjve të Shpëtim Pashos korrespondojnë me njërin nga dy kufomat e gjetura, ndërsa po punohet për identifikimin e kufomës tjetër që dyshohet të jetë gruaja e Shpëtimit, Teuta Pasho.

Shpëtimi dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç vinin periodikisht në Toskana, ku jetojnë fëmijët e tyre. Nga ekspertiza rezulton se burri ka marrë goditje në fyt. Për gruan, autopsia zbuloi se është rrahur barbarisht.

Viktimat janë mbështjellë me celofan dhe batanije. Mediat italiane të cilat u referohen hetuesve, thonë se autorët kanë dashur t’i japin një mesazh dikujt. Kjo për faktin se, kufomat janë trajtuar me kimikate për ti mbajtur të padekompozuar.

Ata janë vrarë, janë goditur fort dhe pastaj u copëtuan dhe u hodhën pranë burgut Sollicciano. Dhe pikërisht këtu është përqendruar hetimi. Ndoshta hedhja e trupave pranë këtij burgu ishte një mesazh. Në atë burg, pikërisht në kohën kur çifti shqiptar u zhduk, djali i tyre u arrestua. Ai u arrestua për posedim të 6 kilogramëve marijuanë.

/abcnews.al

SHKARKO APP