Masakroi fqinjin me sopatë, autori me kartelë nga psikiatri

Një ngjarje makabër është regjistruar mesditën e së martës në qytetin e Korçës. Një tregtar është masakruar me sëpatë në kokë në sytë e bashkëshortes teksa shiste banane në Pazarin e Vjetër të Korçës. Autori vuan nga çrregullime mendore dhe se kurohej në psikiatri.

Ai ka thënë në polici se i kishte thënë shumë herë Dashnorit të largonte eshtrat e nënës së tij të vendosur në varrin e nënës së Zamirit. Ai më tej thotë se edhe një ditë më parë e kishte paralajmëruar dhe ai i kishte thenë se nuk i lëviz eshtrat dhe këtë do ta bëjë vetëm kur të vdesë. Në kushtet e ngarkesës psikologjike për shkak të refuzimit të Dashnorit, Zamiri me vetëdijë kishte blerë një sopatë me lekët e fundit që kishte në xhep dhe e goditi në mes të pazarit të Korçës.

Zamiri me sa duket është penduar në çast pasi uroi që ai të mos kishte ndërruar jetë, pasi nuk e dinte që me rreth 10 goditje në kokë me sëpatë i kishte marrë jetën Dashnorit. Mësohet se autori vuan nga çrregullime mendore dhe se kurohej në psikiatri. Gjithashtu bëhet e ditur se policia ka shkuar në banesën e Zamir Topit ku po kryen kontrolle dhe ka shoqëruar edhe të afërmit e autorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?