Masakroi fqinjin, merr fund arratia e shqiptarit me diplomë juridiku

Merr fund arratia për shqiptarin 27-vjecar, që rrahu fqinjin e tij të moshuar, pas një sherri për motive të dobëta.

Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga është vënë një i ri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Policia ka sqaruar se ai ishte larguar nga ajo banesë që pas sherrit me fqinjin dhe pasi e kishte rrahur dhe bërë për spital, ndërkohë që italiani edhe sot e kësaj dite ndodhet në gjendje kritike në spital.

Shqiptari ishte i papunë edhe pse ishte i diplomuar në Juridik. Ai tashmë akuzohet për dhunë të rëndë, por me gjasë akuza do të rëndohet në tentativë vrasje, për shkak të gjendjes së rëndë të italianit. Para policisë autori nuk bëri asnjë rezistencë. Tashmë është në burg në Bergamo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?