Masakroi me thikë 45-vjeçarin në Korçë, gjykata jep vendimin për Devis Hotin

Gjykata e Korçës ka dhënë vendimin për Devis Hotin, i cili u arrestua për vrasjen e kushëririt të tij, Flamur Duçit të enjten. Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e organit të akuzës, duke e lënë Hotin në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ai dyshohet të jetë autori i vrasjes së 45-vjeçarit Flamur Duçi në orët e para të mëngjesit të së enjtes pranë dyqanit të tij. Burimet thanë për “Faxweb.al” se 18-vjeçari nuk e ka pranuar fajin në gjykatë, por ka deklaruar se është i pafajshëm.

18-vjeçari ra në prangat e policisë dy ditë më parë, ndërsa mësohet se ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se dyshohet se vrasja ka ndodhur për vjedhje, ndërkohë që ende vijojnë hetimet për të zbuluar më tepër detaje, pasi autori ka dhënë dëshmi kontradiktore në polici. 18-vjeçari dhe viktima Flamur Duci ishin fqinj me njëri-tjetrin dhe kishin lidhje shoqërore dhe miqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?