Masakroi me thikë 47-vjeçaren shqiptare, publikohet momenti ku autori largohet i qetë pas vrasjes (Video)

Detaje të reja kanë dalë në skenë, pas vrasjes se 47-vjeçares shqiptare, Luljeta Heshta në Itali. Ajo u masakrua me thikë nga 43-vjeçari , Alfred Kipe, partneri i viktimës, i cili e ka goditur 5 herë me thikë, në këmbë dhe në shpinë duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet se viktima ushtronte prostitucion, ndërsa vrasja në Pedriano, San Giuliano të Milanos, ka ardhur si shkak i xhelozisë. Çifti ishin bashkë prej 20 vitesh.

Ndërkohë i arrestuari, Alfred Kipe, para trupës gjykuese ka refuzuar kategorikisht krimin, por prokuroria e Lodi-t ka këmbëngulur se 43-vjeçari i cili ishte me precedent të mëparshëm penal, është fajtor për vrasjen e ndodhur pak pas orës 13:30 të së dielës, në rrethrrotullimin e Binasca, një vend i frekuentuar nga prostitutat, një profesion që kishte zgjedhur të bënte edhe Luljeta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat italiane zbulojnë se Kipe e ka ndjekur viktimën. Ajo që e fut në kurth shqiptarin është një video, e publikuar këtë të martë në mediat italiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë dëshmitarë thanë se autori mbante në kokë një kapele të zezë, xhup po të zi dhe atlete të kuqe. Një shofer e filmoi vrasësin me telefon, vetëm pak kohë pas ngjarjes, material që u sekuestrua nga prokuroria. Ajo që e vulos autorësinë e tij në këtë krim janë qelizat telefonike, që e vendosin Kipen pikërisht në vendin dhe orën ku u va Luljeta.

Luljeta Heshta lë pas një vajzë që sipas mediave fqinje jeton në Shqipëri dhe që 47-vjeçarja e kishte nga një marrëdhënie e mëparshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?