Masakroi me thikë të riun, kapet autori i vrasjes në Tiranë
Arrestohet autori që dy netë më parë masakroi për vdekje me thikë në banesë të riun 30 vjeçar Holdi Hajdari.
Policia bën me dije se ka arrestuar sot autorin e ngjarjes së rëndë, shtetasin Muhamet Sallahi, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 11 tetor 2018 në zonën e Kombinatit, ne banesen e viktimes, nderkohe qe i riu nderroi jete dje ne mengjes ne spital, pa mundur te mbijetonte nga plaget.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar hetimore bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit :
– Muhamet Sallahi, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas mbrëmjen e datës 11 tetor 2018, në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat për motive të dobëta ka goditur disa herë me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vrasja me dashje” të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

