Masakroi moldaven me thikë, shqiptari pranon krimin: E bëra nga xhelozia

Dalin detaje të reja lidhur me tentativën e vrasjes me thikë ndaj një vajze moldave në Chietti të Italisë.

Si të dyshuar për krimin, policia ka arrestuar 27-vjeçarin shqiptar, Roland Bushi.

Gjatë marrjes në pyetje i riu është dorëzuar dhe ka marrë përsipër fajin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka treguar se me të plagosurën ishin njohur në rrjetet sociale dhe më tej kishin krijuar një lidhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu ai ka treguar se e ka qëlluar disa herë me thikë në bark të renë, për shkak se ishte xheloz për të.

Aktualisht e plagosura Aliona Oleinic, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shqiptari pas hekurave.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 gusht në Francavilla al Mare, në oborrin e shtëpisë ku 33-vjeçarja jeton me nënën dhe motrën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?