Masakroi shokun me çekiç, shkoi i dehur në shtëpi; Babi: Autori s’paguante qiranë

Gjetja e një trupi të dekompozuar zbuloi të enjten një ngjarje makabër, e fshehur prej më shumë se 8 muaj. Në qershor të vitit të kaluar, Kreshnik Beqiraj u rrëmbyeu dhe u vra mizorisht nga shoku i tij, 32-vjeçari Albert Zekaj.

Ishin qytetarët ata që të enjten dalluan shenja të trupit të groposur, gjë e cila çoi në zbardhjen e rëndë të ngjarjes. Beqiraj pas arestimit ka treguar vetë se ku kishte fshehur trupin e shokut të tij pasi e kishte vrarë me çekiç. Autori është shprehur se e ka qëlluar viktimën disa herë me çekiç në trup. Më pas e ka transportuar, ka hapur një gropë dhe e ka groposur. Kreshnik Beqiraj figuronte i zhdukur prej qershorit të 2017, por në janar të këtij viti nisën hetimet për vrasje.

Autori i vrasjes është 32-vjeçari Albert Zekaj, nga fshati Kalldrun i Malësisë së Madhe, që tashmë është vënë në panga dhe e ka pranuar krimin. Policia thotë se nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit si dhe çekiçi me të cilin autori ka kryer krimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që trupi i 36-vjeçarit është dërguar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm. Ata sipas policisë ishin njohur para tre vitesh në Belgjikë, dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeraja

Më 22 qershor, në gjendje të dehur 32-vjeçari nga Kopliku e ka goditur Beqirajn me sende të forta dhe më pas trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas. Shkak i përplasjes mes dy burrave mund të ketë qenë pamundësia ekonomike për të paguar qiranë. Pas krimit dhe fshehjes së trupit të 36-vjeçarit nga Fieri, Zekaj ka plaçkitur edhe shtëpinë ku jetonin. Zekaj ka shkuar tek shtëpia me qira dhe i ka kërkuar lekët, por viktima nuk ja ka dhënë se nuk i ka pasur. Autori shprehet se ka qenë i pirë dhe e ka qëlluar mikun e tij, duke e çuar deri në vdekje

Babai i viktimës

Mystahek Beqiraj shprehet se Albertin e kishte si djalin e tij dhe dy djemtë ishin njohur në një burg në Belgjikë. Beqiraj pohon se djemtë hanin e pinin bashkë dhe djali i kishte thënë 3 ditë para se të vritej se do e nxirrte nga shtëpia shokun, pasi nuk paguante qiranë. “Nëse drejtësia nuk vepron do ta bëjmë vetë. Djali punonte bojaxhi dhe lyente makinat në një pikë servisi. Ma ka vrarë djalin në gjumë”, është apeli tij i dhënë gjatë intervistës për “News 24”.

Çfarë keni për të thënë në lidhje me këtë ngjarje të zbuluar?

Në datën 22 qershor, djali erdhi në darkë nga ora 09:00 dhe ndenji pak me mua se rrinte në shtëpi me qira me një shok nga Shkodra. I thashë çfarë halli ke e si kalon më punë dhe më pas ikën nga ora 10:00. Ditën e dytë i bie telefonit, por nuk e hapte, shkoj tek shtëpia me qira atje ishte shkodrani. Pasi mora një fotografi shkova në polici, policia më tha se jashtë shtetit nuk ka shkuar. Djali ishte në kërkim dhe shkoi 8 muaj. Kam shkuar 10 herë në polici, por ngaqë isha kështu (me shenja në fytyrë) nuk më sqaronin dhe ikja. Erdhi djali vogël dhe iu qep kësaj pune. Shkoi në Prokurori dhe e kapim këtë shkodranin në Tiranë dhe e sjellim këtu për të bërë ballafaqimin. Ky e kishte vrarë në gjumë dhe kishte marrë me makinë e kishte futur në kanal.

Keni pasur dyshime se mund të kishte pasur konflikte djali me këtë djalin që jetonte bashkë?

Jo fare nuk kemi pasur. Mua nuk më hapej djali. Unë e kisha si djalin tim edhe atë.

Kur janë njohur këta të dy?

Këta janë njohur në një burg në Belgjikë dhe nuk e di si i ka prindërit në Shkodër, pasi ai nuk tregonte. Ai ndenji dy vite këtu në shtëpi me qira me djalin dhe herë punonte dhe herë nuk punonte. Djali im punonte në një servis, lyente makinat me bojë.

Keni ndonjë dyshim se pse mund ta ketë vrarë djalin tuaj?

Unë mendoj se ata mund të jenë grindur për qiranë. Djali më tha 3 ditë para se do ta nxirrte nga shtëpia, pasi nuk kishte paguar qiranë. Unë i thashë bëj çfarë të duash se ti je i rritur. Më vjen keq se shteti ka 8 muaj që nuk e gjeti.

Si e morët vesh lajmin?

Erdhi djali i vogël nga Gjermania dhe e thirri Prokuroria.

Çfarë kërkoni nga drejtësia tani që është kapur autori?

Si më iku djali të iki dhe ai. Nëse drejtësia nuk e bën këtë, atëherë do ta bëjmë ne. Mezi i kam rritur fëmijët bashkë më sëmundjen që kam. Ishte 150 mijë qiraja dhe ai nuk paguante.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?