Masat anti-Covid, 50 mln gjobë për minatorin-kandidat: Po tubimet e PD?

Teksa takimet elektorale të kryetarit të PD Lulzim Basha janë kthyer në një mollë sherri mes mazhorancës dhe opozitës dhe me kryeministrin nuk ngurron ti sulmojë thuajse çdo ditë, i pari që e pëson është kandidati i pavarur në qarkun e Dibrës, Elton Debreshi.

Ky i fundit është gjobitur me 50 milionë lekë të vjetra gjobë me arsyetimin se nuk ka respektuar masat anti-Covid në fushatë.

Përmes një reagimi në Facebook, Debreshi shprehet se kjo është një gjobë politike me autor kryeministrin Edi Rama, ndërsa i rikujton edhe tubimet e PD-së.

Fakti që për të njëjtat tubime PD nuk gjobitet, tregon se të gjitha partitë janë bashkë. Dje ishin bashkë kundër grevës dhe protestave tona, sot janë bashkë kundër kandidimit të një minatori“, shkruan ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:

50 MILIONE LEKE GJOBE

Sot komisariati i Bulqizes me njoftoi se jam gjobitur me 5,000,000 leke te reja per shkak te tubimit te dates 26 mars. Per shkak te vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe mosbotimit te rregullave te reja ne fletoren zyrtare, takimi ne Bulqize ka qene krejt i ligjshem.

Autori i vertete i kesaj gjobe eshte Edi Rama. Ai dhe partite e tjera kane frike nga mbeshtetja e madhe qe po marrim ne cdo fshat dhe qytet te Dibres.

Fakti qe per te njejtat tubime PD nuk gjobitet, tregon se te gjitha partite jane bashke. Dje ishin bashke kunder greves dhe protestave tona, sot jane bashke kunder kandidimit te nje minatori.

Mua nuk me frikeson nje gjobe. Nuk frikeson as mijera minatoret dhe qytetaret qe po na japin besen kudo.

Kjo cope leter do te hyje ne historine e turpit te kesaj qeverie.

SHKARKO APP