Masat e reja të Komitetit, flitet për zgjatje të orës policore dhe mbyllje e bareve brenda

Nesër datë 10 shkurt, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të bëjnë me dije masat e reja që do të hyjnë në fuqi për të frenuar përhapjen e Covid-19. Kurba e infektimit gjatë muajit shkurt është shumë e lartë krahasuar me muaj e tjerë. Në tryezën e diskutimeve është zgjatja e orarit policor të ndalimit të lëvizjes, për orën 21:00, 20:00 ose 18:00, ashtu siç po bën edhe Greqia e cila ka shifra të ngjashme me tonat të numrit të të infektuarve.

Masat e tjera ndaluese janë mbyllja e disa shërbimeve, kryesisht bareve në hapësirat e tyre të brendshme. Oponenti më i madh i mbylljes është vetë kryeministri, i cili prej dy ditësh flet për forcim të kontrolleve për zbatimin e kufizimeve aktuale, por në asnjë rast mbyllje totale.

Në mbështetje të masave kufizuese sot është shprehur edhe akademia e shkencave. ”Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 majë, në nëntor. Në të gjitha vendet ka nisur zbritja, ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë. Kjo sepse zbatohen masa më të buta se në Evropë. Për të përshpejtuar uljen duhet të përforcojmë kufizimet për së paku një fazë 2 javore. Përballimi në pandemi në sa më pak dëme në ekonomi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?