Masat e sigurisë për Blinken, TIA publikon itinerarin që duhet ndjekur për në aeroportin “Nënë Tereza”
Tirana Airport Partners informoi sot të gjithë qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” për itinerarin që duhet të ndjekin, pas bllokimit të disa akseve rrugore për shkak të vizitës Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Për qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15 shkurt nga Durrësi dhe Veriu, do të ndjekin drejtimin Vorë-Fushë-Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë-Krujë-Fushë-Prezë-Rinas.
Nga Juglindja dhe Tirana do të ndjekin Unazën Lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz-Valias-Aeroporti i Rinasit dhe kthim të njëjtin itinerar.