Masat kufizuese për Covid-19 / Kadastra shpjegon si do të bëhen aplikimet dhe si do të ofrohen shërbimet
Kadastra Shqiptare nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare njofton gjithë qytetarët se gjithë shërbimet e ofruara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, do të vijojnë të ofrohen vetëm përmes portalit qeveritar e-Albania.
Nëpërmjet njoftimit, Kadastra ka bërë disa shpegime të cilat ndihmojnë qytetarët në lidhje me këtë proces të cilat janë si më poshtë:
1: Aplikoni vetëm në portalin e-albania.al, në dritaren “PASURI E PALUAJTSHME”.
2: Dokumentat e ngarkuara elektronikisht (nëse aplikimi i kërkuar parashikon të tilla), duhet me patjetër t’i dërgoni edhe nëpërmjet Postës Shqiptare drejt drejtorive dhe zyrave përkatëse të ASHK-së.
3: Duhet bërë pagesa për shërbimet e ASHK-së, pranë bankave të nivelit të dytë dhe/ose Postës Shqiptare. Pa kryerjen e pagesës, nuk fillon procedimi i aplikimit të kryer.
4: Në të gjitha rastet (nëse do ju duhet të postoni dokumenta ose jo) paraprakisht duhet që pranë sporteleve të Postës Shqiptare, të bëni pagesën për zarfin e marrjes së përgjigjes.
5: Për çdo paqartësi mund të na dërgoni email tek: helpdesk@ashk.gov.al
SCAN