Masat kundër koronavirusit në Shqipëri, DPSHTRR: Pezullohen testet e patentave dhe mësimi e praktika në autoshkolla

Për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se do të ndërpriten deri në 17 Mars 2020 testimet e Teorisë dhe Praktikës për marrjen e lejedrejtimit, aplikimet për Testimet për marrjen e lejedrejtimit si dhe testimet/kualifikimet pranë Drejtorisë së Kualifikimeve Profesionale (DPSHTRR).

Ndërkohë,do të ndërpriten deri me 23 mars 2020 mësimi dhe klasat në autoshkolla, praktikat në rrugë, trajnimet me Kryqin e Kuq!

Këto masa, sipas DPSHTRR-së, merren në zbatim të Urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?