Masat ndaj koronavirusit, Mërtiri: Qeveria i ka rënë shkurt, qytetarët e dinë që shteti nuk i mbron

Për sociologun Ergys Mërtiri, masat e marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit nuk kanë qenë të duhura. Në një lidhje me skype për Ora News, Mërtiri tha se masat drastike të marra nga qeveria janë në mungesë të përballimit të një situatë të tillë.

Pra, sipas tij, “qeveria i ka rënë shkurt me këto masa të marra”.

Mërtiri: Mua më duket se qeveria i ka rënë shkurt dhe mendon se masat e vetmja është që ti bllokojë njerëzit në shtëpi, është e pamundur ti bllokosh njerëzit në shtëpi. As Italia nuk e ka bërë këtë. Ne nuk kemi organizim si duhet përballur kjo, në Kinë apo në Itali njerëzit kanë rregulla që zbatohen në çdo hapësirë. Ne në mungesë të tyre i biem shkurt. 

Sipas sociologut, qytetarët nuk kanë besim tek autoritetet, duke argumentuar se kjo është arsyeja që ata janë në panik.

Mërtiri: Besimi tek autoritetet është zero. Kanë dalë një sërë lajmesh kontradiktore që vetë qeveria nuk i mbron. Kemi rastin që personi u identifikua si person i parë thuhet që erdhi nga Hani i Hotit, ndërkohë që ai kishte ardhur nga Muriqani. Gruaja që vdiq u tha që ka qenë vetë në dhomën e spitalit, ndërkohë që kishte edhe persona të tjerë në dhomë. Pra ka shumë raste kur shteti është në kundërthënie me vetveten.  Njerëzit janë në panik, sepse e dinë që ky shtet nuk të mbron.

Një këshillë nga sociologu është që njerëzit mos stresohen dhe të mos alarmohen.

SHKARKO APP