Masat ndaj koronavirusit, mjeku shqiptar në Itali: Nuk vdes njeri po nuk piu një kafe

Mjeku shqiptar, që punon në një spital privat në Itali në një lidhje me skype për Ora News sqaroi se në zonën e Parmës, ku ai punon, koronavirusi nuk e ka arritur ende kulmin.

Ai pati disa këshilla edhe për qytetarët shqiptarë, për të cilat tha se duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Masat e marra nga qeveria shqiptare tha mjeku janë të duhura, duke theksuar se “nuk vdes njeri po nuk piu një kafe”

Shpëtim Baçi: Ka shumë të sëmurë, shumica janë mbi 70 vjec, të sëmurë me patologji të tjera, si zemra, mushkëri, sëmundje kronike, me tension të lartë etj, por ka edhe të rinj. 

Unë dua të falënderoj mjekësinë shqiptarë që po merr të gjitha masat. Sepse gjëja më e mirë është të parandalohet. 

Duke parë ecurinë e këtyre dy javëve këtu ku jam unë në Parma, jemi akoma në ngritje, do të thotë që s’ka arritur akoma piku që të fillojë të ulet infeksioni. 

Duke ditur që sëmundja para se të shfaqet nga  deri në 14 ditë duhet të presim të paktën edhe dy javë të tjera për ta ditur si është ecuria e sëmundjes. 

Merrni të gjitha masat e nevojshme, të gjitha udhëzimet që ka dhënë qeveria shqiptare, mjekët shqiptare. Që nga larja e duarve, mos rrini në grupe, mos dilni jashtë. 

Është gjë e mirë që janë mbyllur kafenetë në Shqipëri.  Nuk vdes njeri po nuk piu një kafe, por vdes nga pulmonitit.

Sa i takon përdorimit të ilacit Tocilizumab, i cili po aplikohet tek paciantet me koronavirusi, mjeku tha se është ende në fazën eksperimentale.

Shpëtim Baçi: Ky është një ilaç që përdoret për sëmundjet e artirit reumatoid. Këtu po përdoren shumë ilaçe që po përdoren për artrite. Të prekurit kanë pasur përmirësime nga këto ilaçe, por është akoma në fazën e eksperimentimit. Kështu që duhet pritur. 

Një këshillë kishte edhe për gratë shtatzëna.

Shpëtim Baçi: Gjëja kryesore që doja të sqarojë është për gratë shtatzënë të mos kenë frikë, sepse nuk ka pasur asnjë dokumentim deri më tani që fëmijët e lindur të kenë pasur probleme. Por janë të prekura dhe ato.

Baçi theksoi që të mos merren ilaçe pa rekomandimin e mjekut.

Shpëtim Baçi: Nuk rekomandohen të merren ilaçe të tjera, duhen marrë vetëm ilaçe që të rekomandon mjeku. Pyesni mjekun e familjes, mos përdorini antibitoik, por pini takipirinë. Mos ikni në urgjenca e spitalit, mos ikni në spital të kontrolloni të sëmurët, mundohuni të rrini larg.

SHKARKO APP