Masat ndaj Koronavirusit, Përfaqësuesi i OBSH: Qytetarët t’iu përmbahen rregullave që njofton qeveria
Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri Raul Gonzales Montero, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur se çfarë duhet të bëjnë njerëzit që të ndalojnë përhapjen e koronavirusit, deklaroi se qytetarët duhet t’ju përmbahen rregullave të qeverisë.
“Gjërat duhet të analizohen pas disa kohësh, pasi gjërat të kenë evoluar edhe pak. Ndodh transmetimi, për shkak se njerëzit ndërveprojnë. Duhet që të presim edhe njëfarë kohe që të shohim si ecin gjërat. OBSH ka kapacitetet për të ndërhyrë në këtë fazë të sëmundjes. Qeveria dhe OBSH janë këtu për të ndërprerë përhapjen e virusit. Ka shumë rëndësi edhe sesi njerëzit të veprojnë, njerëzit duhet të bëjnë sic iu këshillohet nga qeveria. Njerëzit duhet të mos takohen me dorë, as përqafohen, të mos rrinë shumë veta në një ambient të mbyllur”, tha Gonzales.
Raul Gonzales Montero u shpreh se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë kanë identifikuar raste, duke thënë se beson se rastet jaën adresuar në mënyrë të saktë.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë të fundit që kanë identifikuar personat e prekur. Fatmirësisht aktualisht janë pak persona të prekur, ndërsa më vonë mund të ketë edhe më shumë dhe është normale. Është regjistruar edhe rasti i parë në Mal të Zi. Kosova nuk ka rast, ndërsa Maqedonia e Veriut ka raste. Kemi mbi 1000 persona të prekur. Nuk mendoj se ka mungesë transparence dhe mendoj se rastet janë adresuar saktësisht”, tha ai.
Masat e marra për koronavirusin në përputhje me rekomandimet tona dhe në kohën e duhur
Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri Raul Gonzales Montero thotë se masat e marra nga shteti shqiptar janë në kohën e duhur dhe në përputhje me rekomandimet e dhëna.
I ftuar në “Real Story” në News24, Gonzales u shpreh instruksionet e dhëna që në fillim janë për kufizimin e burimit të kontaktit, larja e duarve dhe shmangia e grumbullimeve.
“Masat që ka marrë qeveria janë në përputhje me rekomandimet e OBSH. Masat janë marrë në kohën e duhur. Ne rekomandojmë gjëra shumë të qarta. Theksojmë se duhet të kufizohet burimi i kontaktit, duhet të lajmë duart, të shmangim grumbullimet masive të njerëzve. Këto instruksione janë dhënë që në fillim. A mund të ishin marrë më para këto masa, a duheshin bërë më herët? Ne nuk mund të hedhim hapa në mënyrë të verbër. Tani ishte momenti për këto masa por nuk mund ta bllokojmë një vend. Nevoja e masave duhet të ekuilibrohet me kapacitetet e vendit dhe ecjen para të ekonomisë. Në qoftë se njerëzit mbeten pa punë nuk kanë para për ushqimet e për të paguar faturat”, deklaroi Gonzales, duke e krahasuar situatën të ngjashme me krizën e 2008 për sa i përket ekonomisë.
Ai tha që mbyllja e vendeve nuk është parë si mundësi pasi ka pasur vende që e kanë bërë dhe s’ka pasur rezultat.
“Ne kemi dhënë rekomandime të qarta. Iu kemi dhënë këshilla shteteve të mos mbyllin kufijtë. Vendet janë të pavarura dhe të marrin vendimet e tyre. Mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje. Ka vende që e kanë bërë e s’ka pasur rezultat. Kur e ke infeksionin ai ngelet në vend dhe do përhapet. Mbyllja e vendeve, anulimi i fluturimeve nuk jep rezultat. Itali i ka bërë dhe këto masa mund të jenë të përshtatshme tani”, u shpreh kreu i OBSH në Shqipëri.