Masat ndaj pandemisë, ja si paraqitet gjendja në qarkun verior
Masat e marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit kanë prekur të gjithë vendin.
Kështu të gjitha bashkitë e vendit po punojnë më një plan masash në bashkëpunim edhe me pushtetin qendror.
Sa i përket qarkur të Shkodrës sot ëhtë bërë takimi i KMC me një pjesë të anëtarëve për të nxitur akoma më shumë bashkitë në plotësimin e listave në vijim të VKM.nr 246.dt.19.03.2020, të cilët kanë reaguar në plotesimin e listave dhe dërgimin e tyre konform udhezimeve..
Nga DVP janë marre të gjitha masat për garantimin e sigurisë publike në të gjithë territorin e Qarkut, nëpërmjet post-blloqeve të ngritura në 15 pika në bashkepunim me strukturat FNSH, Ushtrisë, policive Bashkiake, ku po zbaton urdhërat për ndalimin e qarkullimit në të gjithë territorin e Qarkut. Nga DVP janë marrë gjithsej 33 masa administrative, prej të cilave, 2 masa për thyerje karantine, neni 3/4, 11 masa për lokalet, neni 3/7, dhe 11 masa për levizje të këmbësorëve jashtë orarit, neni 3/17.
Nga Filiali i Postes Shqiptare, janë shpërndarë ne banesa deri sot gjithsejt rreth 1029 pensione, prej te cilevë në qytet, 329, në fshat 700. Nga NJKVSh, vazhdon ndjekja e situatës epidemiologjike në të gjithë territorin e Qarkut për mbikqyrjen e të gjithë individëve të kthyer nga vendet e infektuara, për të respektuar rregullat e vetëkarantinimit dhe të distancimit social të qytetarëve, zbatimin e regullave nga personelet e shërbimit ndaj popullatës, si dhe telefonimin e të sëmureve kronike për ti asistuar dhe zbatuar rregullat në shtëpi e vijimin e shpërndarjes së barnave në shtëpi ndaj pensionistëve mbi moshën 65 vjec. Jemi në pritje të përgjigjeve të 10 mostrave të derguara në ISHP
Nga bashkitë ka vijuar puna për plotësimin e listave konform udhëzimeve të deleguara si dhe dezinfektimi i rrugeve, trotuareve, lulishteve ambienteve spitalore të cilat bëhen cdo ditë si dhe ofrimin e shërbimeve imediate ndaj komunitetit nëpërmjet KUZ për riparimin e defekteve, pompave dhe pastrimin e kanaleve. Nga Bashkia Shkoder janë mbështetur me pako ushqimore gjithsej 102 familje dhe individë në qytetin Shkodër dhe NjA Guri Zi, Dajc, vazhdon procesi shpërndarjes në NjA Berdice, Velipoje dhe Ana Malit. Vazhdon të ndiqet dhe monitorohet edhe situata e krijuar nga reshjet e deborës kryesisht në zonat malore në NjA Shalë, Shosh në Bashkinë Shkodër, dhe bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz për mbajtjen hapur të të gjitha akseve nacionale.