Masat në Rinas për virusin, kontrollohen kinezët

Në aeroportin e Rinasit janë shtuar kontrollet pas ngritjes së alarmit nga virusi kinez. 25 kinezë, që erdhën në Shqipëri duke kaluar tranzit nga Turqia janë kontrolluar në Rinas por kanë rezultuar pa probleme. Në aeroport ndodhet një mjek por gjithashtu janë vendosur edhe pajisje shtesë kontrolli.Kjo situatë ka shkaktuar panik dhe frikë në disa vende të botës, ndërsa autoritetet kanë marrë masa të rrepta duke kontrolluar me imtësi edhe aeroportet. Nga momenti, që virusi u zbulua në një treg peshku në qytetin Wuhan të Kinës tre javë më parë, ai u përhap me shpejtësi si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Organizata Botërore e Shëndetit vijon të monitorojë gjendjen e krijuar, ndërsa iu bën thirrje vendeve që të jenë në gatishmëri të plotë për t’u mbrojtur nga mundësitë e shpërthimit të virusit në shkallë të gjerë.

SHKARKO APP