Masat për arsimin, Boçi: Situatë kaotike me ministren që jep urdhra nga zyra dhe nuk zbatohen!

Një zgjidhje sa për të kaluar situatën, e konsideron ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi mësimet online që bëhen pas mbylljes së shkollave për koronavirusin. Në një lidhje me Skype për Report Tv, Boçi thotë se mësimi i transmetuar në RTSH është një zgjedhje e mirë, të njëjtën gjë e ka bërë dhe Italia fqinje, por koha e vënë në dispozicion është e pamjaftueshme për të marrë dijet e nevojshme.

Situatë kaotike në arsim, e ka përkufizuar Boci, sipas së cilit vjen për shkak të masave kaotike që janë marrë, me një ministre që për ish-deputetin jep urdhra nga zyra që nuk zbatohen. Ai ka listuar arsyet pse sipas tij kjo masë e marrë nuk ka efikasitet.

“Situata në arsim është kaotike, qofshin për karakterin personal, por edhe politike sepse masat e marra janë kaotike dhe nuk reflektojnë përmasat e virusit.  Maturantët duhet të ndjekin mësimet nga RTSH është një alternative, është bërë edhe në Itali një gjë e tillë, por minutazhi i vënë nuk ezauron marrjen e dijes. Dhe angazhimi i mësuesve online nuk kanë efikasitet. Ka skepticizëm se target grupi që mund të komunikoj online është i vogël, nuk besoj se në zona të tjera përtej Tiranë interneti është i fuqishëm dhe mësuesit nuk janë trajnuar. Disa vite më parë, nga “Sami Frashëri”, Rama tha se do pajiset me tekste digjitale dhe tableta. Sot jemi në 2020 duhet të ishin pajisur të gjitha shkollat, por sot nuk ka asnjë. Nuk zgjidhen  me video selfië, por me mësime interaktive në bazë të platformave që duhet të ekzistonin. Paratë e hedhura për projekte që nuk ka efikasitet. Një zgjidhje sa për të kaluar situatën”, tha Boci për Report Tv, ndërsa shtoi se janë lënë në harresë krejtësisht universitetet, pasi ligji i Arsimit të lartë ua pamundëson. “Ku janë universitet sot. Në ligjin e famshëm, pengohet mësimi në distancë, Kjo është arsyeja përse nuk kanë platforma personale sipas universitete”, tha Boçi.

Ish-deputeti  propozon krijimin e klasave virtuale, siç shumë shkolla në botë e kanë bërë, bashkëpunimi i ekspertëve dhe transparencë të fondeve.

“Preken të gjitha kategoritë e klasave, këtu duhet angazhuar këshilli i prindërve. Duhet të ketë një strategji të qartë, duhet të funksionojë institut i Arsimit, të përcaktojë qartë dhe të parashikojë një ndërhyrje konkrete në një kohë dhe afat shkurtët për të plotësuar boshllëqe, kjo nuk është bërë. ministria zgjidh gjithçka nga zyra e vetë me urdhra që nuk zbatohen.  Krijimi i klasave virtuale në paltforma si në botë. Jam në pozicionin e prindërit, jo politikanit. Bashkëpunimi i ekspertëve të jetë i plotë dhe transparenca e parave të jetë e plotë”, përfundoi ish-deputeti për Report Tv.

SHKARKO APP