Masat për koronavirusin, edhe Kuvendi nis punën online
Kuvendi do të miratojë aktet normative dhe masat e marra nga Qeveria për emergjencën e krijuar nga COVID 19, puna për të cilat ka filluar.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi në një deklaratë për mediat thotë se deputetët e Kuvendit, duke respektuar kufizimet dhe në pajtim me rregullat e vendosura, janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe agjencitë shtetërore dhe ndjekin me vëmendje punën e tyre.
Në përshtatje me kushtet e reja të krijuara, komisionet parlamentare do të fillojne këtë javë shqyrtimin e projekt-akteve ligjore, duke punuar online.
Të gjitha shërbimet esenciale të Kuvendit janë në punë dhe kanë përgatitur infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e Kuvendit online, derisa të krijohen kushtet për funksionimin nomal.
Ruçi thotë se Kuvendi i Shqipërisë ka qenë, është dhe do të jetë në lartësinë e funksioneve e detyrave të tij, në shërbim të qytetarëve.