Masat për koronavirusin/ Tatimet apel bizneseve dhe individëve

Në kuadër të masave të marra për të shmangur përhapjen e virusit COVID-19, me qëllim zvogëlimin sa me shumë të kontakteve fizike në zyrat e Shërbimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar, të përdorin mënyrat elektronike të komunikimit për marrjen e shërbimeve që iu nevojiten, link me web.

“Drejtoritë Rajonale Tatimore do të përpunojnë kërkesat e dërguara nga çdo tatimpagues dhe do të përgatisë përgjigjet të cilat do t’iu dërgohen elektronikisht apo nëpërmjet shërbimit postar.

  1. Për çdo problematike që do të hasni, apo shërbime të asistencës së përgjithshme, ju lutem te kontaktoni:
  • Qendrën e Thirrjeve ne numrin pa pagese 0800 0002 si dhe Live chat nëpërmjet faqes zyrtare e internetit: https://www.tatime.gov.al/
  • Nëpërmjet e-mailit apo telefonit, Zyrat e Shërbimit për tatimpaguesit ne çdo Drejtori Rajonale Tatimore. Për më shumë informacion ju lutemi klikoni linkun: http://bit.ly/39IruD1” shkruhet në njoftimin e Tatimeve.

https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1277/shmangni-sportelet-fizike-aplikoni-online-per-cdo-kerkese-drejtuar-administrates-tatimore?fbclid=IwAR08FD4TIWa3-SjqcfeocMwdvO-5Dq9ztN75zIPJwwA_hH3VJqGzkuM_pn8

SHKARKO APP