Masat për mbrojtjen e territorit, Gjyli: Duhet të kemi kontroll mbi territorin dhe kryesisht mbi shkollat

Analistja Arsejda Gjyli flet për masat e ndërmarra nga qeveria gjatë verës dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrit mes kontrollit të territorit dhe respektimit të privatësisë së qytetarëve. Ajo thotë se kontrolli i territorit duhet të bëhet në një mënyrë shumë të kujdesshme, që të mbajë një lloj balance ndërmjet domosdoshmërisë për të kontrolluar veprimtari që janë ilegale apo informale.

”Nga ana tjetër moscënimi i njerëzve apo i jetës së përditshme që qytetarët duhet të kenë për të mbrojtur apo për të ruajtur atë që quhet privatësia dhe është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese. Ne duhet të kemi kontroll mbi territorin, kontroll në shkolla, kontroll në përditshmëri për të evidentuar dhe për të kapur fenomene të cilat duhen gjurmuar dhe nga ana tjetër duhen sulmuar që në fillim, në mënyrë që ato të mos arrijnë të çojnë në përmasa shumë të mëdhaja.

Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që kjo nuk duhet të shkojë në kundërshti me të drejtën e çdo individi për të pasur privatësi, që do të thotë në momentin që ti je në një ambient ku nuk do të doje të filmoheshe dhe këtu duhet të bësh një kontratë paraprake me individin për ta filmuar e regjistruar, patjetër çdo njeri ka atë të drejtën e tij legale për të shkuar në gjykatë për të kërkuar të drejtën e vetë kur është filmuar në një moment ku ai nuk do të donte të filmohej”, u shpreh Gjyli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?