Masat për sezonin në Lezhë, penalitete kush shkel ligjin

Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari zhvilloi një inspektim në vijën bregdetare të Lezhës, duke u ndalur në plazhin e “Ranës së Hedhun”, për të parë nga afër zbatimin e masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kryesisht ato që kanë të bëjnë me sigurinë dhe qetësinë e pushuesve. Gjatë inspektimit ai u shpreh se ‘padyshim që ”Rana e Hedhun” është një nga atraksionet turistike shqiptare, perlë e bregdetit shqiptar por sigurisht ajo çfarë është me rëndësi është nevoja që të përmbushen detyrimet ligjore, standardet e kërkuara për sigurinë e pushuesve.

”Shumë mirë që këtu ka jo vetëm pushues nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe vendet e tjera përreth, por është detyrimi i institucioneve shqiptare që të garantojnë që këta të kenë një periudhë turistike sa më të qetë, sa më të sigurt. Në këtë inspektim u shoqëruam edhe nga inspektorët e zonës për bregdetin, por që mbulojnë dhe pjesën e higjienës, mjedisit dhe të zhurmave. Ka dhe zona të tjera që meritojnë vëmendje, siç janë zona e Shëngjinit, e Tales dhe Kune-Vainit. Duan sigurisht dhe këto zona të përmbushin kriteret e nevojshme ligjore dhe detyrimet e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave”.

Gjatë inspektimit, Lamallari lajmëroi masa të forta ndaj subjekteve që nuk përmbushin detyrimet ligjore. ”Strukturat përkatëse shtetërore janë në inspektim dhe në zonat e tjera bregdetare, në plazhet që unë sapo përmenda. Aty ku nuk përmbushen si duhet kriteret e nevojshme, janë marrë masa me gjoba dhe sigurisht për rastet kur nuk zbatohet ligji dhe nga inspektorët, policia do të bëjë punën e saj për të vijuar më tej me procedimet penale”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?