Masë Sigurie ” Arrest me burg” për ish-Shefin e sektorit të kufirit

Stiljan Pasho, ish-Shefi i Sektorit të Kufirit, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, ka dalë këtë të diel para trupës gjykuese.

Mësohet se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”. 53-vjeçari u arrrestua më 30 nëntor nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike.

Pasho ndihmoi Lorenco Likën të transportonte drogë drejt Greqisë pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu ai ka urdhëruar edhe vartësit e tij që të mos ushtrojnë kontroll.
Burime thanë pë se Kryekomisari Pasho ka shoqëruar Lorenco Likën nga Shqipëria dhe ka kaluar me të edhe kufirin grek.
Pasi kanë hyrë në tokën greke, shefi i policisë kufitare është larguar nga mjeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në makinën që drejtohej nga Lorenco Lika u gjetën nga policia e shtetit fqinj 26 kilogramë me kanabis të papërpunuar.

Një ditë pas arrestimit, më 1 dhjetor, Policia e Shtetit përjashtoi Stiljan Pashon nga strukturat e saj.

cna.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?