Mashtrim me kreditë, arrestohen 4 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar për finalizimin me sukses të operacionit “Kredia e Fundit”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 4 persona.

Të arrestuarit dyshohet se kanë mashtruar me kreditë dhe kanë falsifikuar dokumenta. Në pranga janë vënë 25-vjeçari Ledion Balla, 24-vjeçari Visardi Koleci, 29-vjeçari Ergest Dorzi dhe 22-vjeçari Andrea  Kateshi.

Ndërkohë, procedohet në gjendje të lirë shtetasja me iniciale M.R., 21 vjeç, ndërsa shpallet në kërkim shtetasja T.K., 24 vjeç.

Shtetasit e mësipërm aplikonin për kredi individuale konsumatore duke falsifikuar dokumenta të ndryshme për aplikim kredie dhe dyshohen të kenë përfituar shuma nga 300 000 deri në 1 000 000 lekë të reja.

SHKARKO APP