Mashtrim me pasoja të rënda, në pranga burrë e grua
Policia e Tiranës, ka arrestuar dy persona, burrë e grua të akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda”.
Bëhet me dije se janë vënë në pranga shtetasit Zamir Kalej 53 vjeç dhe gruaja e tij Bukurie Kalej 48 vjeçe, të dy banues në Shkodër.
Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar secilin prej tyre me 5 vjet dënim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, është arrestuar edhe shtetasi, Albano Beqiraj, 29 vjeç, i cili, me vendimet penale të Gjykatës Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Gjykatës Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, është dënuar me 4 vite burgim, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Autoritetet njoftojnë se është arrestuar shtetasja me inicialet R. S., 20 vjeçe, pasi ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, por gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase nuk është gjetur në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.