Mashtrim me skemën e TVSH – Në pranga 5 persona, 350 mln lekë dëm financiar në buxhet

Në vijim të operacionit policor  të koduar “TVSH”, arrestohen  5 persona të cilët përmes abuzimeve i kanë sjellë buxhetit të shtetit një dëm financiar prej 350 mln lekësh.  Sipas policisë së Tiranës, shtetasit E.Z, G.C, F. Z, X.K dhe Y.M, kishin krijuar një skemë mashtrimi përmes  6 firmave fiktive me nipte shëtitës , në Tiranë, me qellim shmangien e pagesave të Tatimit mbi  vlerën e shtuar  dhe tatimfitimin.

Pas arrestimit të 5 personave,  policia ka shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë, të cilët rezultojnë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Sipas  forcave blu të  kryeqytetit  materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë , Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur  për veprat penale  “fshehje të ardhurash”, “mospagim i taksave dhe tatimeve”, “krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “falsifikimi i vulvae , stampave dhe formularëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?