Mashtrimet e qeverisë, deputetja Dhimitri: Kënaqemi me videoklipet me ngjyra të fasadave

Deputetja Fatjona Dhimitri, thotë se mashtrimet e qeverisë nuk kanë të sosur. ”Kënaqeni me videoklipet me ngjyra të fasadave, të rikonstruksioneve të shkollave që u ka dalë boja, ndërsa pastroni paratë e megakorrupsionit tuaj”,-shkruan deputetja në facebook.

Postimi i plotë

Qeveria e mashtrimit që ulërin me maska për mirëqenjen nuk ngopet së talluri e propaganduar se ky projekt-buxhet ka prioritet arsimin?!

Kënaqeni me videoklipet me ngjyra të fasadave, të rikonstruksioneve të shkollave që u ka dalë boja, ndërsa pastroni paratë e megakorrupsionit tuaj.

Hidhni vështrimin në shkollat periferike të Tiranës, nëpër rrethe, në zonat rurale nuk ka dezifektant, sapun, ujë për të larë duart. Furnizmi me këto të fundit bëhet nga ata mësues që ju i kërcënoni të heshtin përballë fuqisë së vjedhjes tuaj.

Ky na qenka buxheti juaj, disa zhgarravitje numrash nëpër tabela pa asnjë forcë rikuperuese të atij që duhet të ishte sektori më strategjik i vendit.

SHKARKO APP