Mashtrimet online, ekspertët: Disa aplikacione po zhvasin njerëzit. Të denoncohen abuzuesit

Policia e Shteti u kërkon qytetarëve që duhet të kenë kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”. Ofruesit e lojërave në këtë platformë kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare.

Elton Heta, ekspert i IT: Në këto kohë, një aplikacion po shpërndahet në masë. Quhet aplikacioni PLINKO dhe që është një mashtrim. Aplikacioni është shumë i vështirë që të gjurmohet. PLINKO qarkullon në gjithë botën. Për Shqipërinë po bëjnë fushatë me buxhet të caktuar dhe për një vend tjetër bëjnë fushatë me X buxhet.

Redi Ramaj, jurist: Kemi të bëjmë me një fenomen të ri për Shqipërinë, ku përdoret teknologjia për mashtrime ose për përpjekje për të marrë pasurinë. Duke qenë se rrimë shumë online, mund të biem pre e mashtrimeve. Kemi të bëjmë me grupe personash, që godasin individë të caktuar. Aplikacioni PLINKO është bërë me qëllim që t’ju marrë paratë qytetarëve. Policia duhet të ketë strukturë të veçantë, që të godasë të tilla mashtrime. Kodi Penal dënon krimin kibernetik, po zhvillohet legjislacioni për krimet online. Tashmë ka dënime të larta për këta individë, që përdorin këto mekanizma për pasurim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?