Mashtrimi i Ramës me studentët, me Paktin që premtoi
Edi Rama, ndërkohë që studentët ishin në kulmin e protestës së tyre premtoi, se qeveria e tij do të vinte në zbatim të ashtuquajturin Pakt me Studentët i cili do të mbyllte 9 objektivat e tij brenda 6 muajve. Por as qeveria dhe as Universitetet nuk kanë realizuar brenda këtij afati, 6 nga nëntë kërkesat që u bënë nga studentët në grevën e tyre të zgjatur, në fillim të dhjetorit vitin e kaluar.
Qëndresa Qytetare, ka bërë një bilanc të premtimeve qeveritare për muajt prill-maj-qershor, prej të cilit ka rezultuar se tarifat dhe bursat; restaurimi i konvikteve dhe portal i transparencës janë të vetmet kërkesat të realizuara brenda afatit. Ndërkohë që të tjerat duket se janë harruar, bashkë me shuarjen e protestës që tronditi qeverinë Rama.
KOHA JONË SONDAZH

