Mashtrimi me TVSH, 14 të arrestuarit që shkaktuan 4 mln euro dëm

Katërmbëdhjetë persona janë arrestuar për skemë mashtrimi me TVSH, dy janë në hetim dhe disa të tjerë në kërkim. Mësohet se të arrestuarit i kanë sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej 4 mln eurosh. Po ashtu raportohet se në skemën e mashtrimit me TVSH-në janë përfshirë rreth 30 kompani.

Arrestimi u bë nga Drejtoria e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Abuzimet në periudhën 2017-2019- Burimet i bënë me dije RTV Ora se të arrestuarit akuzohen për krijimin e skemave të mashtrimit me TVSH. Abuzimet kanë ndodhur gjatë periudhës 2017-2019 dhe arrestimi i tyre është bërë pas kallëzimit të drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Të arrestuarit dyshohet se kanë krijuar kompani fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve ndaj shtetit. Dyshohet se nga skema e kompanive fiktive përfitonin dhe rimbursimin e TVSH duke i shkaktuar dëm shtetit. Kontrolli i banesave – Pas kontrolleve të banesave janë arrestuar 10 persona, 4 janë shoqëruar dhe 2 në kërkim. Në mesin e tyre janë biznesmenë firmash ndërtimi, të cilët akuzohen për mashtrim me skemën e TVSH-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të arrestuarit

Swiss Digital Mobile Reklama

1- Besnik Pelivani,
2- Astrit Lala,
3- Shpresa Joanidhi,
4- Fatmir Firi
5- Haxhi Sala,
6- Ilia Dimo,
7- Ardian Bejko,
8- Mhill Ndreca
9- Paqsor Buzi,
10- Vangjush Mbirce,
11- Rabi Kurti,
12- Riza Roshi
13- Rrapo Baduni
14- Shkëlqim Prodani

Në hetim

1- Përparim Hasani
2- Albert Ahmeti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?