Mashtrimi në Tiranë, ja 2 tipikët që ju zhvatën lekë, euro e letra me vlerë
Një person i vetëm, ka arritur që nëpërmjet mashtrimit, tu marrë sasi të konsiderueshme të hollash, në lekë, euro por edhe letra me vlerë, tre personave të ndryshëm në Tiranë. Viktimat, kur kanë kuptuar se janë mashtruar, kanë denoncuar në Polici.
Nga ana e saj, Policia Vendore ka identifikuar mashtruesin dhe materialet ndaj tij, i ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.
Ky person nuk është i vetmi në Tiranë, ku duket sikur mashtruesit e kanë shndërruar dhe e konsiderojnë si “sport”, zhvatjen e të hollave të tjerët. Një tjetër person, ka pasur të njëjtin fat, ku pas mashtrimit do ti duhet të përballet me Prokurorinë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Seksioni për krimin ekonomik e financiar
- Më datë 06. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen K. S., vjeçe 46, banuese në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka përvetësuar një sasi eurosh shtetases B. K., vjeçe 57, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.
- Më datë 06. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen K. S., vjeçe 46, banuese në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka përvetësuar një shumë të hollash, shtetasit E. H., vjeç 31, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.
- Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen K. S., vjeçe 46, banuese në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka përvetësuar një shumë në euro, shtetasit A. D., vjeç 44, banues në Tiranë. Nenet 143 e 180 të Kodit Penal.
- Më datë 06. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin G. N., vjeç 54, banues në Lushnjë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë letrash me vlerë, shtetasit B. D., vjeç 65, banues në Tiranë, duke i premtuar në këmbim një apartament banimi. Neni 143 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

