Mashtron fierakun dhe i merr 7500 euro, 51-vjeçarja bie në pranga
Policia e Fierit ka ndaluar një grua pasi akuzohet se i ka marrë me anë të mashtrimit një shtetasi plot 7500 euro.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasen:
-Liljana Llapashtica, 51 vjeçe, banuese në Radostinë-Vadhizë, Fier (E dënuar më parë për “Mashtrim”)
Ndalimi i kësaj shtetases u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në datë 08.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mashtrimi”.
KOHA JONË SONDAZH

