Mashtruan me call-center, SPAK sekuestron 31 pasuri

31 pasuri të luajtshme e të paluajtshme të Jusel Micit dhe Mendim Domit janë sekuestruar. Ata akuzohen nga SPAK si organizatorë të një skeme mashtrimi online. Kjo përmes call center-ave në Shqipëri kanë vjedhur përmes mashtrimit miliona euro nga shtetas europianë.

5 apartamente në Tiranë, sipërfaqe toke në rrethinat e kryeqytetit, gjashtë garazhe, dy vila, 3 automjete luksoze “Audi” e “BMW”. 60% e kuotave në një shoqëri tregtare, si edhe tre llogari bankare në një vlerë prej 195 mijë euro dhe 1.5 milonë lekë në total.

Pasuritë janë krijuar nga të ardhura financiare të pa justifikuara. Jusel Mici dhe Mendim Domi janë marrë të pandehur nga SPAK për “mashtrim kompjuterik” dhe “grup të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, përmes call-centerave ata përfshinin qytetarë të vendeve të BE në investime të rreme online në letra me vlerë dhe kriptovaluta.

SHKARKO APP