Mashtruesit multimilionësh në SHBA, biznes në Kosovë

Koha Ditore shkruan sot për ndjekjen penale që Shtetet e Bashkuara po i bëjnë një biznesmeni kosovar.

Imer Shahini akuzohet për mashtrime financiare në New York së bashku me 6 persona të tjerë.

Mes tyre Jason Galanis, me të cilin ka të regjistruar edhe në Kosovë një kompani që merret me ndërmjetësim në afarizmin e tregjeve financiare, në shërbimet e ndërmjetësimit për letra me vlerë dhe kontrata të mallit, nxjerrje të naftës së papërpunuar, aktivitete mbështetëse për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror, etj.

Kompania “Dorian & Pan Illyrian partnership L.L.C.” është regjistruar në Kosovë në vitin 2010.

Shahini me kompaninë “Printec” ka fiskalizuar një pjesë të bizneseve të Kosovës, përcjell koha.net. Kompania e tij është në mesin e katër kompanive të licencuara për arka fiskale.

SHKARKO APP