”Masiviteti i padiskutueshëm”, Arben Ristani: Regjimi nuk rrëzohet me një protestë
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Arben Ristani, thotë se nuk është opozita ajo që e krijon protestën, pasi atë rol e ka populli dhe për arsyet për të cilat dolën janë evidente si shpopullimi dhe mos rritja e pagave. Për të masiviteti i protestës ishte i padiskutueshëm.
“Duhet të jemi të qartë për një gjë, opozita nuk e krijon protestën, ajo e frymëzon atë. Protesta është në popull. Në popull ekziston motivi për të protestuar, masiviteti i saj është i padiskutueshëm. Arsyeja e shpopullimit të vendit është e qartë për të gjithë, fakti që në vend ka shumë vite që nuk rriten pagat është evidente.
Njerëzit i prekin këto probleme. Nuk ka pretenduar askush që një protestë të rrëzojë regjimin, unë besoj se një masivitet njerëzor i tillë po të mos mbaronte bulevardi te sheshi do ishin më shumë akoma. Ka forma të ndryshme të protestës, por këto i vendos populli, jo opozita”.