Maska e detyrueshme ose gjobë, Fino kritikon Ministrinë e Shëndetësisë: Jemi të vonuar
Zv/ministrja e Shëndetësisë, zonja Mira Rakacolli deklaroi se miratimi i një akti të tillë është i domosdoshëm për shkak të shtimit të rasteve të të infektuarve ndërsa shqetësuese mbetet rritja e numrit të të shtruarve në spital dhe të rasteve të kujdesit intensiv.
Kjo do të çonte në frenimin e pandemisë dhe do të ketë kontroll më të mirë mbi sëmundjen.
“Kemi shtim të numrit të rasteve të të infektuarve. E rëndë është fakti që janë shtuar rastet e të shtruarve në spital dhe rastet në kujdes intensiv. Kjo sepse nuk janë respektuar si duhet masat e Ministrisë së Shëndetësisë. Përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura do të ulë mundësinë e infeksionit deri në 70% “ nënvizoi zonja Mira Rakacolli.
Por mbajtja e maskës duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me higjienë personale dhe ruajtjen e distancimit fizik. Akti normativ do të kalojë në Kuvend për votim.
Edhe ministrja e Brendshme e konsideroi kalimin e këtij akti domosdoshmëri,
Kritik ishte deputeti socialist Bashkim Fino. Ai tërhoqi vëmendjen e Ministrisë së Shëndetësisë se kjo masë duhej të ishte marrë më përpara. Bashkim Fino: Akti është shumë i mire, por duhej ta kishim bërë me kohë, mbase jemi të vonuar. Rritja e rasteve është tregues se duhej ta kishim marrë me kohë këtë masë”