Maska kudo, Policia vë 175 gjoba në Korçë

Që prej datës 15 tetor, nga ku hyri në fuqi akti normativ për mbajtjen e detyrueshme të maskës në vende publike, në qarkun e Korcës vihen në ditë rreth 35 gjoba nga patrulla të ndryshme policore.

Deri më sot janë vënë 175 gjoba në të gjithë qarkun, ndërsa shkelje më të madhe të masës e mban Bashkia e Korcës, ku kryesisht të rinjtë janë më të prirur për t’i shkelur këto rregulla.

Bashkia e Korçës, ditëve të fundit ka patur shifra alarmante të të infektuarve me Covid-19 dhe mbajtja e maskës jo vetëm që është e detyrueshme, por është edhe një lloj sensibilizimi për të gjithë qytetarët që ky virus vdekjeprurës të përhapet më pak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?