Maska mbron nga koronavirusi jo vetëm atë që e mban por dhe ata përreth tij

Maskat mbrojnë si personin që e mban ashtu dhe personat rreth tij, nga transmetimi i koronavirusit thanë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në udhëzimin e ri të martën. Deklarata ishte një përditësim i udhëzimeve të mëparshme që sugjeronin se përfitimi kryesor i mbajtjes së maskës ishte të ndihmonte që njerëzit e infektuar të mos përhapnin virusin tek të tjerët.

Maskat prej rrobe veprojnë si “kontroll burimi” për të bllokuar grimcat e virusit të nxjerra nga përdoruesi dhe për të siguruar  një “filtrim për mbrojtje personale” duke bllokuar pikat infektive hyrëse nga të tjerët- thuhet në udhëzim.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se miratimi i politikave universale për mbajtjen e makave mund të ndihmojë në shmangien e bllokimeve në të ardhmen, veçanërisht nëse kombinohen me ndërhyrje të tjera jo-farmaceutike si distancimi social dhe higjiena e duhur” -raporton CNN.

SHKARKO APP