Maska të skaduara? Mjeku Kalo: Tek infektivi skadenca është deri në 2024

Partia Demokratike denoncoi shpërndarjen në maskave, që sipas saj janë të skuadara. Mjeku infeksionit, Tritan Kalo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora sqaroi se në shërbimin e infektivit maskat skadojnë në 2022 dhe 2024.

Tritan Kalo: Unë nuk e di ku i kanë gjetur ato kuti, sepse ne kemi marrë me qindra mijëra maska. Ne i këqyrim me kujdes datat e skadencave të maskave, jo vetëm ato kirurgjikale, por edhe maska të tjera. Unë nuk e di ku është gjetur kjo kuti, por të paktën në shërbimin e sëmundjeve infektive nuk është gjetur kund. Janë të kontrolluara mirë qoftë dorezat, qoftë maskat, të cilat kanë shumë saktë në kutinë e tyre. Më e hershmja është 2022, më e vonshmja është 2024.

SHKARKO APP