Maskat hyjnë natën në banesë, terror e dhunë familjes në Finiq, vjedhin 3500 euro
Aktualitet E Premte, 21 Shkurt 2020 15:05
Një banesë në fshatin Finiq ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme.
Raportohet se dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Foto Zoto dhe pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe presion, kanë grabitur një shumë prej 3500 eurosh. Ka qenë i zoti i banesës ai që ka njoftuar policinë dhe ka bërë denoncimin.
Kjo e fundit pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.