Maskat, qytetarët ankohen se nuk mund t’i blejnë çdo ditë
Edhe pse qeveria vendosi që maskat do të mbahen kudo, qytetarët ankohen se çmimet e këtyre barrierave mbrojtëse janë të larta krahasuar me të ardhurat e tyre.
Disa prej farmacive në kryeqytet thonë se çmimet e maskave më të thjeshta janë 20 deri në 30 lekë, ndërsa nuk pritet që të ketë rritje nga pikat e shumicës. Mbajtja e maskave për një kohë të gjatë u ka sjellë problem të moshuarve, që thonë se ndiejnë vështirësi në frymëmarrje
Bluzat e bardha rekomandojnë që maska të ndërrohet shpesh, pasi akumulon sasi bakteresh, por në pamundësi për të blerë maskën kirurgjikale, shumë qytetarët kanë zgjedhur te mbajnë ato artizanale shumë përdorimshe.