Maskat tentojnë të grabisin banesën, gruaja shtatzënë përballet me ta e përfundon në spital

Një tentativë grabitje ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Marinaj të Njësisë Administrative Qendër të Bashkisë së Librazhdit.

Dy të rinj të maskuar kanë tentuar të futen në një banesë me qëllim grabitjen rreth orës 21:30 dhe si pasojë e zhurmave të krijuara janë pikasur nga zonja e shtëpisë e cila ndodhej në shtëpi vetëm me dy fëmijët e mitur.

Personat e maskuar kanë tentuar të futen brenda nga dritarja në shtëpisë duke thyer xhamin e dritares. Burimet thanë se e zonja e shtëpisë, Jetmira Gega e cila është dhe shtatzënë ka ndjerë zhurmën duke shkuar në dhomën ku ishte thyer xhami.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo është përballur me maskat që të trembur prej saj e kanë shtyrë me forcë duke e përplasur pas murit dhe janë larguar menjëherë që andej. Gega e cila ka marrë trajtimin e nevojshëm në spitalin e Librazhdit dhe është rikthyer në shtëpi pa probleme. Ajo ka denoncuar rastin e tentativës së grabitjes dhe policia po heton për të dokumentuar me prova ngjarjen si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?