Mas@krimi i Enkelejdës, Eduard Danaj kër@ënoi dhe të bijën

Janë zbardhur detaje tronditëse nga krimi i regjistruar mëngjesin e djeshëm në Athinë ku 50-vjeçari shqiptar Eduard Danaj masakroi me thikë ish-bashkëshorten e tij, Enkelejda Danaj në mes të rrugës, pranë shtëpisë ku jetonte.

Sipas mediave greke ai ka deklaruar në polici se nuk pendohet për vrasjen, dhe se sipas tij ajo po i shpenzonte paratë dhe se kishte pasur lidhje jashtëmartesore përgjatë viteve që ishin bashkë.

Ndërkohë, mediat greke raportojnë se ai kishte kërcënuar edhe të bijën, duke i thënë: “Do të vras dhe ty, do bëhesh si nëna jote. Pastaj do vras veten”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Enkeljda Danaj vuante prej kohësh nga dhuna e ish-bashkëshortit të saj, e cila kishte bërë edh tre denoncime në Polici, duke përfunduar me fund tragjik ku u masakrua me thikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?