Masterplani i Qytetit Studenti, shpallet fituesi

Një ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama, në përfundim të “Konkursit Ndërkombëtar për Master-planin e Qytetit Studenti”, juria e përbërë nga ekspertë vendas e të huaj, zgjodhi ekipin fitues. Si propozimi më i mirë, pas prezantimit publik të  8 skuadrave konkurrente, u vlerësua projekti i studios “BAUKUH – LIST – ABKONS – F&M INGEGNERIA -SPACE CAVIAR – BODA”.

Kjo skuadër vendos në qendër të projektit, ndërtimin e një rezidence të re për studentët dhe rehabilitim e atyre ekzistuese. Projekti fitues bazohet tek angazhimi për vëzhgimin e ndryshimeve urbane sapo ato shfaqen , dizajni dhe  një strategji konkrete veprimi, duke shfrytëzuar  të gjitha asetet në dispozicion dhe duke bashkuar të gjitha subjektet së bashku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?