Matematika e kalimit të grupit nga Shqiperia

Pavarësisht përpjekjeve të guxishme kundër Francës, të mërkurën, Shiqpëria humbi edhe ndeshjen e dytë në grup dhe ka shanse të pakëta për t’u kualifikuar. Por ajo ka ende një mundësi për të kapur vendin e tretë dhe për të shpresuar në kualifikim.

Nëse Shqipëria e mund Rumaninë, do të përfundojë e treta në Grupin A, pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjen mes Zvicrës dhe Francës. Shansi i vetëm për kualifikim është të përfundojë mes 4 ekipeve më të mira të vendeve të treta.

Tre pikë mund të jenë të mjaftueshme. Por Shqipëria me gjasë nuk do të jetë ekipi i vetëm me 3 pikë, kështu që ajo duhet të bëjë diferencën me gola. Çka do të thotë: Shqipëria duhet të fitojë dhe të fitojë me sa më shumë gola të mundet.

Nëse humbet apo barazon, skualifikohet.

New Jork Times përllogarit se nëse Shqipëria do ta mundë Rumaninë me dy gola diferencë ajo do të përfundojë në vendin e tretë në Grupin A dhe ka 47 % të shanseve për t’u kualifkuar mes 4 ekive me të mira të vendeve të treta.

Në dy ndeshjet e zhvilluara Shqipëria nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka pësuar 3 të tillë, 1 në ndeshjen me Zvicrën dhe 2 në ndeshjen me Francën.

Ndërsa Rumania ka humbur me Francën 1 – 0 dhe ka barazuar 1 – 1 me Zvicrën

SHKARKO APP