Matematika “tmerri” i maturantëve, 6% rezultojnë mbetës

Ashtu siç pritej matematika ka numrin më të lartë të maturantëve mbetës dhe të rezultateve më të ulëta. Ndryshe nga gjuha e huaj dhe ajo shqipe, në matematikë 60% e maturantëve janë të nivelit të dobët. Këtë tregojnë rezultatet pas vlerësimit të provimeve të maturës shtetërore.

6% kane ngelur duke mos kaluar dot pragun e 10 pikëve, ndërsa notat me dominuese në vlerësimin e matematikes janë 5 dhe 6. Për drejtuesit e qendrës së shërbimeve arsimore kjo është një shifër tregon nivelin e nxënësve në këtë lëndë si dhe administrimin gjatë provimit.

27 gjimnazistë e kanë dorëzuar testin të bardhe duke marrë zero pike. Po aq sa numri i mbetësve në rang vendi. 6.7 % e tyre kanë marrë të gjitha pikët. Për maturantët jokalues fundi i gushtit, fillimi i shtatorit do të jetë periudha e provimeve të vjeshtës. Pa siguruar note kaluese ata nuk marrin dot diplomën e shkollës së mesme duke mos pasur as mundësi të aplikojnë për në universitete. Me daljen e të gjitha rezultateve pritet të bëhet edhe një analizë për nivelin e maturantëve të këtij viti. /Vizion plus/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?