Mateo Spaho: Në Shqipëri nuk zbatohet ligji, njerëzit po kthejnë mbrapsh paratë që marrin në bankë

Mbrëmjen e sotme në emisionin Ekopolitik në RTV Ora me Besart Kadia është diskutuar për rritjen e pagave dhe premtimin e qeverisë për ta bërë pagën minimale 30 mijë lek në muaj.

Në studio kanë qenë të ftuar Gjergji Gjika, Mateo Spaho, Majlind Lazimi dhe Kastriot Sulka.

Mateo Spaho: Paga minimale në ekonomi është zero, paga maksimale është plus infinit, Konkretisht ne kemi një ligj ku paga minimale është 260 mijë lek. Pyetja e parë që shtroj është, a po zbatohet kjo pagë minimale në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është me ligj, por a po zbatohet është një gjë tjetër. Ne kemi biznese në Shqipëri që në fakt i paguajnë më pak të punësuarit e tyre dhe ata realisht marrin në bankë 260 mijë lek të vjetra, por 50-60 mijë i kthejnë mbrapsh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ta bëjmë një herë që ligji të funksionojë dhe pastaj të shikojmë të rrisim nivelin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?